Last Updated on 26/03/2026 by Kesjana
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi në Samitin e Europës Konkurruese në Bruksel se Bashkimi Europian ka paraqitur tri opsione për politikën e zgjerimit, por përparimi nuk mund të bëhet pa vendimet e shteteve anëtare.
Ajo shtoi se rregullat e BE-së duhet të ndryshohen për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen.
Kos hodhi poshtë propozimin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët kërkuan integrimin e përshpejtuar të vendeve kandidate në Tregun e Përbashkët dhe zonën Shengen, pa të drejtën e vetos.
“Nuk jam e sigurt nëse udhëheqësit (Vuçiç dhe Rama) e dinë se sa shumë duhet të bëjnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit ose tregut të përbashkët, dhe se procesi i reformave është i vështirë për integrimin ekonomik, si dhe për anëtarësimin në BE”, nënvizoi Kos./ kb
