Last Updated on 15/10/2026 by Klara
Seanca plenare e planifikuar e ditës së sotme është anuluar, pas protestave të dhunshme që prej dy ditësh kanë përfshirë kryeqytetin dhe pritet të vijojnë edhe përgjatë së enjtes. Deputetët e PS sapo kanë dalë nga parlamenti dhe pavarësisht se janë pyetur nga gazetarët, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.
Sulmet e djeshme të protestuesve shënjestruan disa prej institucioneve qeveritare, konkretisht Kryeministrisë, Kryesinë e Kuvendit, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Arsimit, të Ekonomisë dhe atë të Drejtësisë si dhe Bankën e Shqipërisë.
Te Kuvendi, protestuesit mësynë derën e Kryesisë duke e thyer me një tabelë rrugore të shkulur dhe thyer xhamat.
Në hyrjen e parlamentit pati forca të shumta policie dhe një autobot në gatishmëri, por protestuesit e shmangën./k.m
