Last Updated on 21/06/2026 by Kesjana
Një grup protestuesish kanë kaluar natën në sheshin para Kryeministrisë, pas tubimeve të zhvilluara një natë më parë kundër qeverisë.
Një skenar i tillë u paralajmëruar nga vetë qytetarët gjatë fjalimeve në protestën e 21-të që u mbajt në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pjesë e protestës së djeshme u bë dhe diaspora. Mijëra emigrantë mbërritën në Tiranë me automjetet e tyre të mbuluara më flamuj kuqezi.
Protestuesit me pankarta dhe banderola në duar kërkojnë prej 21 ditësh dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ndërkohë ndryshe nga netët e tjera, protestuesit nuk marshuan në rrugët e kryeqytetit por rrethuan godinën e kryeministrisë. /kb
