Themeluesi i nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj do të zhvillojë ditën e sotme një protestë para Kryeministrisë në orën 12:00.
Bllokime të pjesshme të qarkullimit do të ketë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.
Policia e Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim./ kb
