Last Updated on 19/10/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama në një konferencë me policët, ka deklaruar se do të ketë 2500 euro për çdo efektiv policie që është në këtë front të protestës.
Sipas kreut të shtetit, kjo u vendos kështu për të mos bërë asnjë diferencë, jo sipas pagës, e njëjta shumë për të gjithë.
“Ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Kur policinë e gjetur të tradhtuar dhe të braktisur, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë. Në vite, nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim përpara disa javësh. Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritur në mënyrë të konsiderueshme. Ne do vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh, për çdo efektiv në front. E vendosëm kështu, për të mos bërë asnjë diferencë. Jeni një, dhe një për të gjithë. Shteti do ta fitojë këtë betejë”, theksoi ai./ad
