Last Updated on 19/10/2026 by Anisa
Gazetari Bledi Mane ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj disa personazheve të njohur shqiptarë, duke i akuzuar se kanë përfituar për vite me radhë nga pushteti politik, përmes koncerteve të financuara nga qeveria, angazhimeve në fushata elektorale.
Përmes një postimi në Facebook, Mane ngre akuza të forta për përfitime ekonomike, favore nga qeveria, si dhe përfitime në prona, biznese dhe tendera. Sipas tij, disa prej këtyre personazheve kanë përfituar edhe nga punësimet e familjarëve në administratën publike.
Reagimi i Manes vjen në një kohë kur vendi po përballet prej gjashtë ditësh me protesta studentore, të shoqëruara edhe me dhunë. Në mbështetje të studentëve disa personazhe të njohur të ekranit kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre, si dhe janë bashkuar në protestë.
Reagimi i plotë:
13 vjet u paguan nga qeveria për koncerte e për tallava, u vetofruan në fushata elektorale e bërtitën fort për miqtë e tyre deputetë. U palluan ilegalisht kundrejt pagesës me kollovarët kriminelë të politikës në burgun e Reçit e në burgun e Bradasheshit, fituan favore nga ministra e kryebashkiakë, morrën prona e dyqane në mes të kasabasë e buzë bregdetit me 1 euro metri katror u bënë madje edhe investitorë strategjikë.
Nuk paguan kurrë as tatimet e as nuk paguan kurrë energjinë elektrike. Nuk lanë pa futur familjarë në punë në administratën publike dhe përlanë tendera pa fund për kollovarët e tyre…
Ndërkohë erdhi dita dhe e shitën padronin, e shitën partinë dhe sponsorin e tyre. Njësoj si Fahri Balliu që shiti Ramiz Alinë në vitin 1992 edhe këta vipat tanë të njëjtën filozofi mosmirënjohjeje kanë.
Fundja turmat e protestuesve i dinë dyqanet dhe pronat e pamerituara ndaj grabisin pa pikë meraku. Mëkati le tu mbetet vipave tanë që pronat ua dha qeveria ndërsa këngët ua kompozoi Adi Hila!/ad
