Last Updated on 15/10/2026 by Klara
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga çdo akt dhune, në një kohë kur situata e protestës është shoqëruar me tensione.
Përmes një apeli publik, Policia u kërkon nxënësve të mos përfshihen në veprime të dhunshme që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen e tyre, si dhe të largohen menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë.
Një thirrje e veçantë u drejtohet prindërve, të cilëve u kërkohet të tregojnë kujdes për fëmijët e tyre dhe t’i këshillojnë që të qëndrojnë larg situatave të rrezikshme.
Policia e Shtetit thekson se është e pranishme në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Në përfundim, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe përgjegjshmëri, me qëllim shmangien e incidenteve dhe garantimin e sigurisë së të gjithëve./k.m
