Last Updated on 11/12/2025 by EL
Kryeministri bullgar Rossen Zhelyazkov ka njoftuar sot se qeveria e tij do të paraqesë dorëheqjen. Deklarata erdhi një ditë pasi dhjetëra mijëra qytetarë dolën në protesta në disa qytete të vendit, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisës.
Qeveria e Zhelyazkov pritej të përballej sot me mocionin e saj të gjashtë të mosbesimit, të paraqitur nga koalicioni opozitar “Ne Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, me mbështetjen e dy partive të pakicave opozitare.
Votimi ishte planifikuar të zhvillohej në orën 13:30, por deputetët e shumicës qeverisëse nga GERB-UDF, përfshirë edhe liderin Boiko Borissov, munguan në seancë. Po ashtu munguan edhe deputetët e partnerëve të pakicës në qeveri, Partisë Socialiste Bullgare, E Majta e Bashkuar dhe partisë populiste ITN.
Mocioni i parë i mosbesimit ndaj qeverisë Zhelyazkov u paraqit nga Vuzrazhdane në prill, me arsyetimin e politikës së jashtme. Mocioni i dyti u paraqit më vonë gjatë prillit nga Mech, për shkak të korrupsionit.
Ndërsa i treti, i cili u refuzua më 4 korrik, u paraqit nga Vuzrazhdane, Mech dhe Veliche, me arsyetimin se politika false e qeverisë ishte dështim. Ndërsa mocioni i katërt, i rrëzuar më 11 korrik u paraqit nga Velichie, i mbështetur nga Mech dhe Vuzrazhdane, me arsyetimin se politikat mjedisore ishin dështime. E.T.
