Last Updated on 15/10/2026 by Monika
Analisti Mentor Kikia ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, protestat e studentëve.
I ftuar në emisionin Opinion, Kikia është shprehur se mosreagimi i qeverisë për protestat e mëdha lidhet me arrogancën e pushtetit që nuk e konsideron popullin si factor.
Kikia tha se korrupsioni prodhoi korruptimin e zgjedhjeve, zgjedhjet e korruptuara prodhuan pushtet të korruptuar dhe zgjidhja për këtë nuk është vetëm ikja e një kryeministri por ikja e një sistemi të tërë.
“Nëse do funksionte kultura politike, pse nuk pati reagim për protestën e madhe sepse arroganca e pushtetit se konsideron popullin si faktor.
Korrupsioni prodhoi korruptimin e zgjedhjeve, zgjedhjet e korruptuara prodhon pushtet të korruptuar.
Për të zgjidhur këtë nuk është thjesht ikja e një kryeministri por e një sistemi të tërë”, tha Kikia./ mxh
