Last Updated on 16/10/2026 by Klara
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mëngjesin e kësaj të premte në lidhje me protestën e mbajtur prej tre ditësh.
Rama ndodhet pranë një kioske të djegur në bulevard, ku thekson sërish se dhuna nuk është dorë e studentëve.
Kryeministri tha se pengmarrja e qytetit me maska s’ka lidhje me studentët por me duart e vjetra që kanë kapur për fyti opozitën shqiptare.
Po ashtu Rama deklaron se në këtë mes ka ndërhyrje nga duart të huaja që nuk ia duan të mirën Shqipërisë.
“Përballuam një tërmet me pasoja ku e ku më të mëdha. Sot ata që humbën hstëpitë për 30 sekonda jetojnë në shtëpi me të mira e forta. Si mund të jenë studentët si mund të jetë investimi i prindërve te fëmijët e tyre kjo gërmadhë. Kjo s’ka lidhje me studentët e gjithë kjo pengmarrje e qytet me maska nuk ka të bëjë me hallet dhe probleme.
E gjithë kjo është ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare, një luftë qorre, urrjetja më e verbër ku flakët e ndasisë janë e vetmja arsye.
Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng qytetin ditën nuk jaën studentët.
Si mund të nxirren të miturit në rrugë si mund të nxiten të miturit të vënë maska të shkulen trotuaret që mbahen me taksat tuaja. Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke i hedhur në rrugë si lukuni e verbër për agjendën e tjetërkujt”, tha Rama.
