Last Updated on 09/10/2025 by EL
Partia socialiste ka thyer heshtjen, ndërsa ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi zgjedhjet në Tiranë, duke rrëzuar dekretin e presidentit Begaj.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për strukturat, në reagimin e PS-së thuhet se vendimi në fjalë nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit, pasi verdikti përfundimtar do të jepet më 31 tetor.
“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor,” thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë. m.p.
