Nga ARTUR AJAZI
Krimi ka marrë superxhiro. Ai rekruton agjentë policie, oficerë policie, drejtorë policie, madje dhe më lart. Pseka marrë superxhiro krimi? Si ka mundësi që krimi endjek, e survejon, dhe e skanon më shpejt se policia, çdo person të kërkuar. Si ka mundësi që drejtuespolicie, shefa komisariatesh, agjentë krimesh, paguhennga krimi dhe bandat dhe nuk pyesin kur shkrehinkallashin ? Kush i ndihmon, kush i jep “zemër” kriminelëve ? Natyrisht qytetarët jo, natyrisht as uniformat e shtetit që jetojnë ndershmërisht me rrogëne tyre. Ministri del dhe thotë “jemi të sigurtë”, dhe pas 20 minutash vriten 2 persona. Drejtuesit e policisëdalin dhe deklarojnë se “e kemi nën kontroll situatën, dhe elementin kriminal”, dhe hop pas 24 orësh vriten 1 në Berat, 2 në Shkoder, plagosen 3 në Vlorë, etj……Lista mbetet e madhe, por ajo që nuk po mbahet nënkontroll më, është qetesia e qytetarëve. Vrasja nëRinas, tregoi paaftësinë dhe implikimin e trupave dhedrejtuesve të policisë në ngjarje kriminale. Hetimetkanë nxjerrë fakte të reja. Nuk ka patur energjielektrike në momentin e atentatit në mes të Aeroportittë Rinasit, nuk ka patur as dhe 1 patrullë policie, e cilanë ditë të zakonshme, gjendet aty në çdo minutë. Atëhere si ta kuptojmë ne qytetarët e thjeshtë situatën e krijuar ? Si mund të jemi të qetë ne, qytetarët e thjeshtënë kafene, në rrugë, në ambiente publike, kur kallashikërcet mes ditën dhe mes sheshit ? Krimi ka marrëzemër, dhe është duke tejkaluar edhe forcat e shtetit. Dikur thonin se “qeveria e kap leprin me qerre”, por këta nuk po i kapin kriminelët as me makina të rejasuper të shpejta. Dikur në kohën e “diktatorit”, me një“xhips” rus, bëhej zap gjysma e Tiranës. Atëhere, si ka mundësi, që sot me mjetet dhe logjistikën e shumtë dhemoderne, policia nxjerr gjithmonë pretekste se “ikën nëdrejtimin e paditur” apo “nuk gjetëm provat emjaftueshme në vendin e krimit”. Dhe plot dhe plot sajesa të tjera, të cilat burimin e kanë tek lidhja e elementëve të veçantë në polici, me krimin dhe bandat. Vrasjet ndodhin ditën me diell, mes qyteteve, mesambienteve me njerëz, dhe policia mbledh gëzhojat,dhe del me deklaratë shtypi se “personi i vrarë sot ishte shpallur në kërkim nga ne”. Kështu do tëvazhdojmë, kështu do të mbetemi, duke u ankuar dheduke mos reaguar fare, mbi situatën e krijuar ?Ndergjegja qytetare mbetet ZERO, dhe kjo natyrishtështë një prej treguesve që krimi është “trimëruar”. Ne nuk denoncojmë, ne nuk njoftojmë, ne shmangemi, edhe kur e shohim kriminelin tek kapardiset majëmakinave luksoze. Dhe e dini pse ? Sepse qytetarëtkanë mendimin dhe perceprimin se “policia idekonspiron njoftimet e tyre, dhe se policiabashkëpunon me krimin”. Natyrisht në rradhët e Policisë Shtetit, ka edhe njerëz të mirë, të devotshëm, besnikë ndaj detyrës dhe ligjit, por ajo është pakicë. Ndaj mbetet detyrim urgjent i Ministrisë Brendshme, tëreformojë rradikalisht Policinë e Shtetit, ndryshe krimido të bëjë ZAP shumë shpejt edhe vetë shtetin./kb
