Last Updated on 02/08/2025 by adminfjala
Dy turistë të huaj që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin.
Turistët kanë kerkuar ndihmë për t’u rivendosur në rrugë. Ata kanë raportuar se janë lënduar gjatë aktivitetit të hiking që bënin në zonën malore.
Në ndihmë të turistëve janë nisur zjarrfiksit e Pukës dhe një mjet ambulancë.
Turistët e huaj kanë humbur kontaktin në zonën e “Majes së Murgës”, territor i Pukës. Paralelisht po vijojnë edhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe shpëtimin e jetës së dy të huajve./E.T
