Last Updated on 22/07/2026 by EL
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur thirrjen për pranimin e 3 praktikantëve të rinj.
Siç thuhet në njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme u jep një shans të rinjve të diplomuar në fushat e Shkencave Ekonomike, Shkencave Shoqërore/Juridike dhe Shkencave Politike.
Programi ofron një praktikë 3-mujore pranë SPAK-ut, trajtim financiar në formën e ushqimit, trajnim profesional nga Akademia e Studimeve Publike (ASPA), si edhe mundësi për punësim me kontratë 1-vjeçare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor ose Master.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 16 gusht 2026, ndërsa aplikimet kryhen online në platformën e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës./et
