Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexander Lukashenko do të takohen këtë të premte në Moskë.
Takimi mes dy udhëheqësve u konfirmua nga qeveritë e tyre, ndërsa theksohet se fokusi lidhet me bisedimet që pritet të përqendrohen në luftën në Ukrainë.
Takimi vjen mes tensioneve në rritje midis Bjellorusisë dhe Ukrainës, presidenti i së cilës, Volodymyr Zelensky, thotë se beson që Putini po përpiqet ta bindë Lukashenkon të rrisë mbështetjen e tij për Rusinë në konflikt.
Moska dhe Minsk e mohojnë këtë, dhe Bjellorusia thotë se Ukraina dhe Perëndimi po i nxisin tensionet./mxh
