Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se marrëdhëniet e Rusisë me vendet evropiane janë në krizë, por se Moska nuk është fajtor për këtë situatë.
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë, Putin theksoi se referencat ndaj ngjarjeve në Ukrainë janë të pabaza dhe se kriza evropiane ka origjinën tek administrata e mëparshme amerikane dhe disa vende kryesore evropiane, të cilat sipas tij mbështetën grushtin e shtetit në Ukrainë që çoi në ngjarjet tragjike që vazhdojnë edhe sot.
Megjithatë, Putin shtoi se Rusia nuk ka ndërprerë kurrë përpjekjet për të zhvilluar dhe rikthyer marrëdhëniet me shtetet evropiane dhe Bashkimin Evropian. Ai theksoi se restaurimi i këtyre marrëdhënieve mbetet një prioritet për Moskën./mxh
