Last Updated on 30/04/2026 by EL
36 qendra shëndetësore verore do të funksionojnë pa ndërprerje gjatë sezonit turistik. Jo vetëm në bregdet por edhe në zonat malore, nga veriu në jug të vendit, mjekë dhe infermierë do të jenë në gatishmëri për çdo urgjencë shëndetësore.
Drejtues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tregojnë se çfarë do të ndryshojë këtë vit, veçanërisht për zonat më të vizituara. Në të gjitha qendrat shëndetësore është bërë furnizimi me barna dhe pajisje mjekësore.
Më 1 qershor, 300 mjekë dhe staf ndihmës do të jenë në shërbim të pushuesve dhe vizitorëve për çdo shqetësim apo urgjencë mjekësore.
Jeta Deda, drejtoresha e operatorit tregon për interesin e lartë të mjekëve dhe infermierëve të rinj për të punuar në qendrat shëndetësore verore. Sezonin e kaluar 83 mijë pushues, vendas dhe tëhuaj kërkuan ndihmën e mjekëve në qendrat shëndetësore verore. Këtë vit ato do të nisin nga puna më 1 qershor për t’u mbyllur më 30 shtator, në fund të sezonit turistik. /ET
