Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur së fundmi në Vlorë, ku qentë endacakë kanë sulmuar një të moshuar.
I moshuari, i cili ka edhe probleme në shëndetin fizik, u detyrua të mbronte veten duke përdorur një shkop që mbante në dorë.
Ai u mundua t’i shpërndajë qentë, ndërkohë që ky rast shqetëson qytetarët për rrezikun që paraqesin kafshët e rrugës, veçanërisht për personat e moshuar./ K.M
