Nga ARTUR AJAZI
E ndersa Edi Rama ka rritur dhe forcuarbashkëpunimin me partnerët europianë dhe ataamerikanë, në rrugëtimin drejt integrimit Shqiperisë, duket se opozita ka vendosur të mos ndryshojë asgjënga axhenda e saj. Ajo ka thirrur në 10 Shkurt sërishnjë “protestë madhështore” para kryeministrisë, e bindur se, “do trondisë themelet e qeverisjes Rama”. Nisur dhe rastet e tjera, veç rreshtit të parë të“zjarrmëtarëve”, të pajisur me fishekzjarre dhemolotovë, pjesa tjeter vjen në shesh nga zori, për tëpërmbushur një detyrim, dhe për qerelez (osmanisht-zbatitje, gallate). Protestat e kësaj opozite, ngjasojnëme seminaret ditore, ku mbahen ca fjalime, shfaqen video të kaluara të Berishës, dëgjohen ca thirrje“Rama ik”, dhe pastaj gjithçka degjeneron në dhunënga adoleshentët e rreshtit të parë. Në botën e qyteteruar, protestat e opozitës bëhen ndryshe. Kanëseriozitet, kanë drejtues dinjitozë, kanë platformë dheprogram demokratik, duke mos prekur asnjë “fije bari”, dhe jo të mendosh të djegin institucionet. Natyrishtkëtu tek ne, organet e drejtësisë gjithmonë ndahen, kurvjen fjala dhe rradha e kunderveprimit ndaj veprave tëtilla penale. Qerelez sheh çdo shqiptar, tek dëgjonfjalimin e Berishës, tek sheh se si me urdher, në frazëne fundit të fjalimit në protestë, “nisin hedhjet e molotovëve”. Ca nga mesi protestuesve nisin dheqeshin, ca bëjnë video, ca shohin se si Berisha nis dhezbret shkallët e podit dhe niset nxitimthi drejt selisë, nga ku komandon përmes Mulit, “zjarrmëtarët”. Kësajhere, thonë se e kanë seriozisht “rrëzimin e qeverisjesRama”. Thonë gjithashtu se “do të ngujohen në shesh, do të ngrenë çadrën, dhe do ta detyrojnë kryeministrintë largohet”. Natyrisht çadra pritet të mbushet me ataqë duan të shijojnë qerelezin, dikush ngre dhe “dygishtat lart”, do porositen ca sufllaqe, pica, dhe kështu“misioni drejt pushtetit mbetet kauzë e opozitës”. Gjithmonë në rastin kur Berisha ka vendosur të ngrejëçadrën, dhe brenda saj, të ngujojë “qëndrestarët e partisë”. Skenarët e kësaj proteste thonë burimet se “janë ndryshuar 10 herë brenda kësaj jave, pasi Berisha ndjek me vëmëndje axhendën e Ramës me nderkombetarët”. Kjo pra është opozita. E çdo ti mbajëmënd ky popull, apo dhe demokratët e mbetur tek ajoparti, kësaj “humbëtire opozitë”, që ka në gjirin e sajgërdecarët, mëkatarët, milionerët, dhe më dramatikjaështë se, “kërkon pushtet me çadra, molotovë, dhedhunë”, dhe jo me votën e lirë./kb
