Fatos Nano, një prej figurave më të rëndësishme politike të periudhës së tranzicionit dhe të Partisë Socialiste, ndërroi jetë sot në mesditë. Homazhet në nder të Fatos Nanos do të mbahen ditën e dielë në Pallatin e Kongreseve, ditë që është shpallur zi kombëtare me vendim të Këshillit të Ministrave.
Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë figura të shquara të botës politike shqiptare, bashkëpunëtorë, miq, të afërm e qytetarë, të gjithë për t’i bërë liderit historik të PS-së nderimet e fundit.
Homazhet publike do të nisin prej prej 08:30 deri në orën 11:00 e më pas fillojnë ato shtetërore. Në orën 12 qeveria ka urdhëruar ndërprerjen e çdo aktiviteti për mbajtjen e një 1 minutë heshtje në mbarë vendin.
Fatos Nano shërbeu si kryeministër në tranzicionin e fundit të qeverisë komuniste të 91-shit ndërsa mori drejtimin e Partisë Socialiste që në datën e themelimit, të cilën shumë vite më vonë ia dorëzoi Edi Ramës. m.p.
