Last Updated on 05/10/2025 by adminfjala
Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë në një intervistë për një emision televiziv u shpreh se është gati për të qeverisur Tiranën si kryebashkiak i saj nëse qytetarët do e votojnë.
Qori: Nëse marrin në analizë 34-35 vite pluralizëm që ka në Shqipëri nuk ka pasur kurrë kaq shumë qytetarë shqiptarë që kërkojnë një alternativë të re të vërtetë, të ndershme dhe vizionare.
E më veçanërisht pastaj qytetarët e Tiranës që tregohet nga të gjitha, edhe rezultatet zgjedhore por edhe matjet e opinionit publik janë akoma edhe më të dëshiruar, edhe më të gatshëm për një ndryshim të tillë.
Për këto arsye por edhe për faktin se Lëvizja Bashkë e merr shumë seriozisht raportin e vet me qytetarët ngado në Shqipëri dhe sigurisht në Tiranë./kb
