Një reagim i fortë ka ardhur nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, lidhur me gjendjen e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Ai e cilëson kërkesën publike për donacione të pajisjeve mjekësore si dëshmi të varfërisë dhe keqmenaxhimit të thellë të sistemit shëndetësor, duke akuzuar qeverinë se e ka çuar institucionin më të madh spitalor në vend në një situatë të papranueshme. Në reagimin e tij, Shehu ngre shqetësime për mungesën e investimeve, mënyrën e sigurimit të pajisjeve dhe pasojat që, sipas tij, po përballojnë pacientët në të gjithë vendin.”
Reagimi i plotë i Tritan Shehut:
QSUT lutet per „lemosha“; varferi e keq menaxhim i thelle i sistemit shendetesor.
Ketu eshte katandisur QSUT, qendra par exelence mjekuese, universitare, kerkimore, pregatitese e mjekeve e specialisteve shqiptare, rezatuese ne te gjithe vendin….
Unike dicka e tille, e pa imagjinueshme, qe tregon ku e ka katandisur ky rregjim te gjithe shendetesine tone.
Kerkohen si “lemoshe” pajisje per urgjencen, per monitorimin e anestezine, shtreter per te semuret, mjete diagnostike tejet te rendesishme, teknologji per mjekimin e kancerit…
Cdo gje, te reja a vjetra, te perdorura apo jo, te cdo tipi e lloji, te cdo viti prodhimi..
Pervecse varferi edhe injorance e plote kjo ne kete “lutje” absurde.
Pajisjet e tilla porositen nga specialistet ne baze te shume parametrave teknike, procedurave qe kryejne, kerkesave speciale te sherbimeve tona, te hapesires se veprimit e integrimit te tyre me teknologjine egzistuese etj, etj.
Kjo tingellon sikur kerkohet te mblidhen mbeturinat!
Turp i vertete kjo per ata qe qeverisin se tregon ku e kane katandisur sistemin tone shendetesor.
Kur nje fenomen i tille ndodh me QSUT, krenarine e mjekesise sone, kur ky institucion ka arriur ne keto nivele, imagjinoni nivelin e rrukullisjes se spitaleve, sistemit paresor, sherbimeve publike ne periferi.
Dhe pastaj qytetaret duhet te paguajne “qimet e kokes” te privat se ndryshe:
O paguaj o vdis!
Kjo eshte “shendetesia falas” e Rilindjes!/ad