Last Updated on 24/12/2025 by Monika
Radhët e gjata të trafikut në autostradën Tiranë-Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit vijojnë prej disa orësh. Radha e makinave në trafik raportohet se është mbi 5 kilometra e gjatë.
Trafiku në këtë aks është prezent në çdo sezon si veror ashtu dhe dimëror dhe si pasojë është kthyer në një makth për të gjithë udhëtarët.
Kjo situatë është rënduar edhe për shkak të sezonit të festave të fundvitit. Trafiku me orë të tëra lë të paralizuara me qindra automjete që në fundjavë udhëtojnë drejt juglindjes./mxh
