Lufta me Iran po i kushton një çmim të lartë ekonomisë së Izrael. Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave izraelite, konflikti aktual po i shkakton vendit humbje prej rreth 9.4 miliardë shekelësh në javë, ose afërsisht 3 miliardë dollarë, nëse kufizimet kombëtare vazhdojnë në të njëjtin nivel.
Informacioni është publikuar nga The Times of Israel, duke cituar zyrtarë të ministrisë, ndërsa vendi mbetet nën masa të forta sigurie për shkak të përshkallëzimit të konfliktit.
Komanda e Frontit të Brendshëm e Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka vendosur të zgjasë kufizimet kombëtare deri në mbrëmjen e 7 marsit, pas një vlerësimi të ri të situatës së sigurisë.
Masat përfshijnë ndalimin e grumbullimeve publike, pezullimin e aktiviteteve arsimore dhe kufizimin e aksesit në vendet e punës, me përjashtim të sektorëve që konsiderohen thelbësorë. Në shumë raste, punonjësit janë detyruar të punojnë nga shtëpia, ndërsa shkollat vijojnë të mbeten të mbyllura./mxh
