Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Italisë në fundjavë ku do të marrë pjesë në Edicioni i 52 të Forumit vjetor TEHA në Cernobbio.
Rama pritet të jetë pjesë e panelit me temë: The Wider Meditterean, perceptives for Albania and Croatia, bashkë me kryeministrin e Kroacisë, Plenkovic.
Forumi TEHA konfirmon praninë e gjashtë qeverive (Italia, Kroacia, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Portugalia dhe Turqia), ministrat kryesorë të qeverisë italiane, dy Komisionerëve Evropianë, Presidentit të Këshillit Evropian dhe Raportuesit të BE-së për Tregun e Përbashkët.
Më herët të premten Rama uroi homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X, në një ditë historike për qeverinë italiane.
Pas 1,413 ditësh në detyrë, qeveria e drejtuar nga Meloni bëhet qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane./k.m
