Last Updated on 21/09/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotoalbum nga takimi me komunitetin shqiptar në Michigan, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Faleminderit për mikpritjen mbresëlënëse, Michigan”, ka shkruar kreu i qeverisë.
Gjatë vizitës, Kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.
Në New York, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalim.
Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare./et
