Last Updated on 22/06/2026 by EL
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pritur sot në një vizitë zyrtare në Elize kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe delegacionin zyrtar që e shoqëron. Pak më parë, kryeministri Rama shpërndau një album fotografik nga pritja tejet miqësore e presidentit Macron.
Pas bisedimeve, Macron reagoi në platformën “X”, ku vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës, duke theksuar bashkëpunimin në fusha si inovacioni, arsimi, kultura dhe turizmi, ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë dhe vazhdimin e reformave në rrugën drejt BE-së.
“Mirë se erdhe, i dashur Edi Rama! Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë shumë të mira në inovacion, arsim, kulturë dhe turizëm tregojnë afërsinë tonë.
Ne dëshirojmë t’i japim një shtysë të re këtij partneriteti, duke forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe atë në mbrojtje. Franca rikonfirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për vazhdimin e reformave të nevojshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Macron./ET









