Last Updated on 09/12/2025 by Monika
Kryeministri Edi Rama shpërndau një postim në Facebook duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve në kuadrin e Procesit të Aqaba, ku Shqipëria, së bashku me Jordaninë, udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit.

Rama theksoi se këto iniciativa promovojnë tolerancën, bashkëjetesën dhe dialogun ndërfetar, duke forcuar lidhjet mes vendeve të rajonit dhe duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.

Kryeministri shprehu falënderime të veçanta për Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë aktivitet kuptimplotë./MXH
