Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të shtunë, 14 shkurt, në bashkinë e Durrësit, ku pritet takim me banorët të cilët preken nga projekti TID. Këta të fundit vijojnë me protestën para bashkisë, ndërsa kanë çuar edhe një përfaqësi të tyren.
Projekti TID Durrës është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban, duke integruar Amfiteatrin e Durrësit dhe duke zhvilluar turizmin, ekonominë dhe hapësirat publike.
Projekti parashikon restaurime, riorganizim rrugësh dhe krijimin e një modeli mikpritjeje për vizitorët.
