Kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditen e sotme në qytetin e Korçës, për të marrë pjesë në seancën dëgjimore publike me qytetarët në kuadër të takimeve për Reformën Administrativo-Territoriale.
Rama është parë duke hyrë në godinën e teatrit “Andon Zako Çajupi” ku do të mbahet dëgjesa, ndërsa shoqërohet nga Niko Peleshi./k.m
