Last Updated on 02/07/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve të shënuara paraditen e së enjtes në protestën që po zhvillohet para Parlamentit.
“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama në X.
Përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë janë regjistruar disa herë gjatë protestës që po zhvillohet para Parlamentit që nga mëngjesi. Policia përdori spraj djegës, ndërsa shoqëroi 5 protestues./ad
