Last Updated on 30/07/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Socialiste po e ushtron pushtetin sipas Kushtetutës, të dhënë nga populli shqiptar, ku protestuesit përfaqësojnë vetëm një pjesë të tij.
Duke folur në mbledhjen e zgjeruar të PS-së, Rama u shpreh se protestuestit nuk mund të flasin në emër të popullit pa pasur këtë tagër, që sipas tij, jepet vetëm me votë dhe zgjedhje.
“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës për aq kohë sa populli ia ka dhënë dhe për aq kohë sa ka votat në Kuvend për të bërë ato për të cilat është zotuar para popullit. Ata thonë se flasin në emër të popullit, madje pretendojnë se janë vetë populli. Por me ligj dhe me zakon, as ne e as ata nuk janë populli, të gjithë jemi vetëm pjesë të tij. Mund të flasim në emër të tij vetëm nëse na jep mandat. As unë që e kam më firmë me vulë, nuk e kam tagrin ta them se kush duhet të jetë në qeveri dhe kush në opozitë. Vetëm me votë dhe vetëm kur zgjedh”,-tha Rama./mxh
