Last Updated on 30/07/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama u ndal sot te pyetja e drejtuar së fundmi ndaj tij, lidhur me mundësinë e dorëheqjes nga detyra pas 13 viteve në pushtet.
Teksa u drejtohej socialistëve më mbledhjen e zgjeruar të PS-së këtë të enjte, Rama renditi arsyet që e shtyjnë të vijojë detyrën, që sipas tij, nuk lidhet me ambiciet personale, por me përmbushjen e synimit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
“Të largohesh nga detyra vetëm sepse një pakicë bërtet në kor, nuk është as tipar udhëheqës e as tipar institucional, as modesti intelektuale. Është vetëm braktisje e një përgjegjësie të madhe. Nuk është as pronë e as me testament, e as ka të drejtë një parti ta lëshojë rrugës sepse disa të tjerë duan ta ngasin vetë makinën e pushtetit. Ua kam thënë edhe herë të tjera se nuk më intereson farë roli i kryeministrit si kohë qëndrimi në pushtet, por më intereson vetëm për veprat që mbeten dhe për të mos humbur në asnjë mënyrë orën vendimtare të Shqipërisë. Pra, përmbylljen e anëtarësimit drejt familjes së Europës së bashkuar”,-u shpreh Rama./mxh
