Last Updated on 04/06/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim në Kryeministri presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda.
Bëhet me dije se takimi pati në fokus forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, mbështetjen e Lituanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë Presidencës së Lituanisë në Këshillin e Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e parë të vitit 2027.
Lidhur me takimin ka reaguar edhe vetë Nauseda përmes një postimi në “X”, ku shkruan se u diskutuan lidhjen ekonomike midis vendeve tona dhe mundësitë për investime të reja.
“Në takimin e sotëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama diskutuam lidhjet ekonomike midis vendeve tona dhe mundësitë për investime të reja. Jemi të gatshëm të shqyrtojmë mundësi të tregut me përfitim të ndërsjellë që do të ndihmonin në forcimin e mëtejshëm të momentit pozitiv në tregtinë dypalëshe, veçanërisht në sektorët ku kompanitë lituaneze kanë fituar njohje ndërkombëtare – siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale”, tha Rama./mxh
