Kryeministri Edi Rama ka nisur prej të enjtes një seri takimesh me secilin ministër të kabinetit qeveritar në Vilën 30.
Takimi i parë u zhvillua me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Këtë të martë, takimet vijuan me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe më pas me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.
Formati i takimeve është konceptuar në mënyrë që të marrin pjesë ministri, sekretar i Përgjithshëm dhe drejtorë të dikastereve.
Burime të brendshme treguan se qëllimi i këtyre takimeve është analiza e punës së deritanishme të secilës ministri dhe vlerësimi i zbatimit të prioriteteve qeveritare.
Parashikohet që kjo seri takimesh të përmbyllet deri në fund të kësaj jave, duke dhënë një panoramë të plotë të performancës së kabinetit qeveritar.
