Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë jo vetëm për detyra të përditshme por edhe në fusha më të ndjeshme si siguria kibernetike.
Sipas një raporti të publikuar nga Google, për herë të parë janë zbuluar raste kur hakerët kanë përdorur inteligjencën artificiale për të “zero-day” që është një gabim sigurie i panjohur më parë nga zhvilluesit dhe për të cilin nuk ekziston ende një rregullim.
Ky lloj gabimi është veçanërisht i rrezikshëm, pasi mund t’u japë HAKERAVE mundësinë të hyjnë në sisteme pa u zbuluar.
Google bën të ditur se aktiviteti u zbulua në kohë nga sistemet e saj të sigurisë dhe sulmi u ndal përpara se të përdorej në shkallë të gjerë, duke shmangur pasoja të mundshme për përdoruesit dhe sistemet e prekura.
Raporti paralajmëron gjithashtu se grupe hakerësh të lidhura me Kina dhe Korea e Veriut po përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për të kërkuar dobësi në sisteme dhe për të zhvilluar sulme më të sofistikuara.
Këto përfshijnë mashtrime të personalizuara me email dhe programe keqdashëse që mund të ndryshojnë vetë për të shmangur zbulimin nga sistemet e sigurisë.
Ekspertët e sigurisë kibernetike theksojnë se inteligjenca artificiale po kalon nga një mjet ndihmës në një aktor aktiv në fushën e sulmeve dixhitale, duke rritur njëkohësisht aftësitë e mbrojtjes, por edhe rrezikun e sulmeve gjithnjë e më të avancuara dhe të vështira për t’u zbuluar./ET
