Raporti përfundimtar i vendeve anëtare të Bashkimit Europian për ecurinë e Shqipërisë në procesin e negociatave të anëtarësimit është bërë publik sëfundi.
Dokumenti, i dakordësuar mbi një draft të Komisionit Europian dhe i shoqëruar me raportin e vlerësimit të piketave të ndërmjetme (IBAR), përmbledh progresin e deritanishëm të vendit në përmbushjen e detyrimeve të integrimit.
Në këtë raport BE nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe të biznesit, duke përfshirë të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe lokale dhe institucionet, dhe mbetet një fushë shqetësuese thelbësore.
Sipas raportit, sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, janë infrastruktura publike, kadastra dhe të drejtat e pronës, doganat, administrata tatimore, arsimi, shëndetësia, prokurimi publik dhe kontratat e Partneritetit Publik Privat.
“Megjithatë, BE-ja nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe të biznesit, duke përfshirë të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe lokale dhe institucionet, dhe mbetet një fushë shqetësuese thelbësore.
BE-ja nënvizon se Shqipëria duhet të bëjë përparim të konsiderueshëm të mëtejshëm drejt parandalimit dhe trajtimit të natyrës së përgjithësuar dhe të përhapur të korrupsionit.
BE-ja vëren përparimin e Shqipërisë për të ndryshuar dhe plotësuar më tej kuadrin e saj ligjor dhe institucional në luftën kundër korrupsionit.
BE-ja nënvizon se këto masa tani duhet të zbatohen me vendosmëri dhe të kenë ndikim veçanërisht në sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, mbi të gjitha infrastruktura publike, kadastra dhe të drejtat e pronës, doganat, administrata tatimore, arsimi, shëndetësia, prokurimi publik dhe kontratat e Partneritetit Publik Privat”, thuhet në raport./mxh
