Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder i është përgjigjur pyetjeve të gazetareve lidhur me përfshirjen e çështjes së imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku në raportin për Parlamentin Evropian.
Schieder tha se Parlamenti Evropian nuk komenton çështje ligjore, ndërsa shtoi se të gjitha institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK duke bërë secila hallkë punën e nevojshme.
“Më duhet të them që së pari parlamenti evropian nuk komenton çështje ligjore dhe mendoj që gjithashtu është standard i mirë që institucionet të kryejnë punën e tyre, në këtë rast SPAK dhe të tjerët duhet të bëjnë punën e tyre me gjetjet e tyre ashtu siç e mendojnë ato që është e nevojshme. Të gjitha institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK. Nuk është për Parlamentin Evropian për të bërë komente specifike. Jam i sigurt dhe për parlamentin në Shqipëri që me këtë përbërje që ka do të bëhen të gjithë diskutimet e duhura dhe do të merren vendimet e duhura”, tha Andreas Schieder./K.M
