Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Real Madridi duket se nuk mund të pushojë për sa i përket lëndimeve këtë sezon. Los Blancos deri më tani kanë pësuar 27 lëndime në 23 ndeshje këtë sezon, dhe i fundit që është prekur është Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez u tërhoq të martën pas gjysmë ore lojë ndaj Atalantës, pasi hapi rezultatin në Bergamo.
Trajneri Carlo Ancelotti tha se nuk besonte se lëndimi ishte i rëndë, por pas testeve të sotme (e enjte) është konfirmuar nga klubi se ai ka një dëmtim muskulor.
Parte médico de Mbappé.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 12, 2024
“Pas analizave të bëra sot tek lojtari ynë Kylian Mbappe nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë”, thuhet në njoftim.
Nuk do të ishte hera e parë që një lojtar i Real Madridit është rikuperuar para kohe, me Los Blancos që tentojnë të sigurojnë kohë më të gjata rikuperimi për të lehtësuar presionin mbi lojtarin dhe stafin mjekësor.
E sigurt është se ai do të humbasë udhëtimin e tyre në Vallecano të shtunën. Koha është veçanërisht e pafat, duke pasur parasysh se Mbappe kishte filluar të dukej si ai i vjetri kundër Atalantës./ D.C