Last Updated on 01/07/2025 by adminfjala
Një gjykatë në Spanjë ka urdhëruar autoritetet të nisin procedura disiplinore ndaj Real Madridit. Arsyeja është se klubi madrilen ka disa muaj që publikon video që synojnë dëmtimin e reputacionit të gjyqtarëve në La Liga.
Dyshohet se pas këtyre videove qëndron vetë presidenti Florentino Perez, i cili u ka kërkuar ndihmësve të klubit për rrjetet sociale të postojnë video kundër gjyqtarëve në “Real Madrid TV”.
“Los Blancos” kanë këmbëngulur vazhdimisht se qëllimi i këtyre videove është denoncimi i sistemit të korruptuar të gjyqtarëve në Spanjë. m.p.