Last Updated on 09/03/2025 by adminfjala
Real Madrid ka mposhtur me vështirësi Rayo Vallecanon, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjoll. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 1 në favor të “Los Blancos”.
Asgjë nuk ishte e lehtë për të besuarit e Ancelottit. Dhe pse Mbappe dhe Vinicius i dhanë avantazhin e dyfishtë pas 34 minutave lojë, Rayo rihapi sfidën në minutat shtesë të pjesës së parë.
Mbappe Goal
Vini assist we're cooking pic.twitter.com/rS2SzRDiSe— ~Kay (@RMFc_Kay) March 9, 2025
https://twitter.com/john322226/status/1898828759152697583?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Pjesa e dytë pa miqtë të kërkonin barazimin, por pa sukses. Ivan Balliu u aktivizua në minutën e 70-të për miqtë.
Reali i bashkohet Barçës në krye pas kësaj fitoreje. Katalanasit kanë për të luajtur një ndeshje të prapambetur ndaj Osasunës./ D.C