Obeziteti është ndalur në vendet e pasura dhe është rritur në ato të varfra. Një punë kërkimore voluminoze ka trajtuar pikërisht këtë fenomen.
Një analizë ndërkombëtare mbi të dhënat e 232 milionë individëve, e publikuar në Nature, ku janë përfshirë dy mijë kërkues nga e gjithë bota, nën drejtimin e Universitetit Imperial College të Londrës, nxjerr konkluzione të reja, duke përgënjeshtruar faktin që fenomeni është në rritje.
Rezulton se obeziteti dhe indeksi i rritjes po reduktohen dhe janë duke u stabilizuar, dhe është në rrugën e konvertimit në shumë vende.
Në vitet e fundit, në shumicën e vendeve të industrializuara, shifrat nuk janë më në rritje, kanë pësuar një frenim, dhe në disa madje kanë shënuar reduktim të lehtë si në Itali, Francë dhe Portugali.
E kundërta verifikohet në vendet më të varfra apo në zhvillim, ku numrat e personave obezë po pësojnë rritje të vazhdueshme./kb
