Nga Mentor Kikia
Ka nje shqetesim kombetar mbi renien drastike te popullsise. Dhe ky eshte nje problem vertet shume i madh.
Por mendoj se edhe me i rende eshte shterimi intelektual i shoqerise.
Kemi degraduar ne nje popull qe nuk konsumon kulture. Ne Tirane ka vetem nja dy institucione kulturore qe funksionojne, e ne rrethe thuajse fare.
Kultura e arti jane zevendesuar me koncerte rreperesh e ahengxhinj, qe ftojne bashkite ne stinen e veres neper sheshe e plazhe.
Nuk ka debat qytetar per probleme te shoqerise, dhe eteri publik mbushet me debatet politike pa produkt te programeve televizive, apo “kuvendimi” i rrjetit, ku sundon tifozeria e verber politike dhe komunikimi vulgar.
Politika imponohet gjate gjithe kohes, nga cdo hapesire, ne ekran dhe rrjet, ku postimet e ministrave dhe politikaneve shperndahen nga mijera perdorues rrjeti.
Kjo gjendje u deshmua “brutalisht” kur gjate nje jave u prodhuan mbi 10 programe televizive qe diskutonin per “kryngritjen demokratike” te Elisa Spiropalit dhe po deshmohet tani, kur cdo nate ka nga nje program televiz qe i kushtohet rolit te Ervin Salianjit ne opoziten shqiptare.
Nuk ka mekanizma shoqerore, qe jashte medias e jashte partive politike, te prodhojne diskutim e analize intelektuale e akademike, mbi ate qe po bejme, si po e bejme apo si duhet ta bejme me mire.
Mjedisi intelektual jo vetem eshte shteruar, por ka degraduar ne shterpesi fatale, i pamundur te pjelle ide dhe lidere shoqerore, jo domosdoshmerisht politike.
E tmerrshme qe nje popull i tere te ushqehet cdo dite me dy produkte: Çfare tha Rama dhe cfare tha Berisha per ate qe tha Rama!/A.D
