Territorialen bashkëkryetari i Partisë Socialiste Arbjan Mazniku e konstituoi në mungesë të homologut drmokrat Luçiano Boçi.
Në seancën e parë, atë të nisjes së punës për reformën territoriale nuk u paraqitën demokratët por vetëm dy aleatët e tyre, Edmond Haxhinasto i Partisë së Lirisë dhe Vangjel Dule i PBDNJ–ës.
Dy përfaqësuesit e opozitës kërkuan marrjen në analizë të të mirave dhe të këqijave të reformës së kryer 10 vite më parë.
Mes shumë çështjeve që përmban funksionimi i pushtetit vendor dhe ri-konfigurimi i hartës territoriale, socialisti Vasil Llajo ngriti si çështje minoritetet.
Pas 10 vitesh nga reforma e fundit territoriale PS dhe PD do ta rishikojnë atë. Një përpjekje e bërë edhe para pak vitesh po ajo dështoi pasi nuk u gjet ujdia për një nga pikat më të rëndësishme, për numrin e bashkive. PD e asaj kohe kërkonte më shumë, ndërsa PS nuk e zyrtarizoi asnjëherë numrin, por ajo ishte për më pak se 61 bashki. m.p.
