Autoritetet spanjolle dhe portugeze janë vënë në gatishmëri të mërkurën për përplasjen e Stomës Leo, duke pezulluar mësimin në disa zona dhe duke paralajmëruar qytetarët për udhëtime të rrezikshme, vetëm një javë pas Shtrëngatës vdekjeprurëse Kristin që shkaktoi shkatërrime në Gadishullin Iberik.
Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës, AEMET, parashikon se disa zona në Sierra Grazalema në jug mund të përjetojnë reshje të barabarta me një vit të tërë rreshjesh nga kjo stuhi.
Portugalia ka ngritur nivelin e gatishmërisë dhe ka dërguar forcat e armatosura për përgjigje ndaj përmbytjeve.
Pamjet e policisë treguan fusha të përmbytura në Jerez dhe Cortes de la Frontera në Spanjë, rrugë dhe makina të mbuluara nga uji, ndërsa autoritetet evakuan banorët lokalë.
Autoritetet janë të shqetësuara për rrezikun e përmbytjeve pasi toka mbetet e ngopur nga shtrëngatat e mëparshme dhe reshjet e rënda të muajit të kaluar.
Spanja regjistroi 119.3 mm reshje në janar, 85% mbi mesataren 1992–2020, duke e bërë janarin e dytin më të lagësht të shekullit 21, sipas Ministrisë së Mjedisit.
Qeveria rajonale e Andaluzisë paralajmëroi se sinjalet e sigurisë publike mund të ngrihen shpejt në nivelin më të lartë të kuq, ndërsa stuhia zhvillohet, tha lideri rajonal Juanma Moreno.
“Ne mund të përballemi me një katastrofë edhe më të madhe se ajo që kemi aktualisht, dhe kjo na shqetëson vërtet,” tha kryetari i Jimena de la Frontera, Francisco Gonzalez.
Zona me rrezik të lartë përfshijnë Grazalema, Campo de Gibraltar, Ronda dhe pjesë të Jaen, ku banorët morën paralajmërime në celular për reshje të mëdha të mundshme./mxh
