Turqia po shqyrton të gjitha masat e mundshme në rast të një konflikti midis fqinjit të saj, Iranit, dhe Shteteve të Bashkuara, tha një burim diplomatik turk për Reuters të mërkurën.
Turqia, një anëtare e NATO-s që kufizohet me Iranin në lindje, ka thënë se kundërshton çdo ndërhyrje ushtarake në Iran, duke paralajmëruar për rrezikun e destabilizimit të rajonit.
Ankaraja ka qenë në kontakt me të dyja palët për të ulur tensionet dhe ka bërë thirrje që çështjet të zgjidhen përmes kanaleve diplomatike.
Më parë, zyra e presidencës turke për luftimin e dezinformimit mohoi raportet se Turqia po planifikonte të hynte në territorin iranian për të parandaluar një fluks të mundshëm refugjatësh./kb
