Nga Mentor Kikia
Zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat i Popullit u rikthye në skenë dje, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e PD-së për ta shpallur votimin të paligjshëm.
Lexova disa reagime të demokratëve që akuzojnë gjykatën për njëanshmëri dhe qëndrime politike.
Zgjedhja e Shabant si Avokat i Popullit do të jetë një nga aktet më komike në politikën tonë(tragjike dhe dramatike kemi më shumicë).
Endri Shabani ftohej në debatet politike të mbrëmjes, si mbrojtës i kauzës së “pastrimit të politikës nga lidershipi i vjetër”. Por ai ishte një nga kritikët-akuzatorë më sistematikë të Sali Berishës. Edhe kur nuk binte shi, Endri akuzonte Berishën.
Çdo gjë mund të mendohej, por që Shabani të hynte në garë për Aavokatin e Popullit me firmat e Grupit Parlamentar të PD-së, kjo nuk mendohej kurrë.
Tani ka dy mundësi:
Ose PD u investua për të shkatërruar dyshen Lapaj-Shabani, të cilët dolën parti e tretë në zgjedhjet e 2025-ës, dhe mund të zvogëlonin më tej peshën opozitariste të PD-së(dhe kjo i interesonte edhe PS-së). Dhe, pastaj bënë sikur u penduan dhe i tërhoqën firmat, në një shfaqje teatrale.
Ose vërtet lajthitën dhe vajtën tufë e dhanë firmat. Tani mbylleni me nder këtë histori, kur të keni ndonjë denoncim për shkeljen e të drejtave të njëriut dërgojani me postë Endrit dhe prisni reagimin.
