Zjarri i rënë në zonën mes territorit të fshatit Lekas dhe Voskopojës, në vendin e quajtur “Antenat”, është riaktivizuar gjatë mëngjesit të sotëm si pasojë e erës së fortë.
Sipas informacioneve zyrtar, aktualisht në terren po punojnë forcat e Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave aktive të zjarrit.
Paralelisht, janë organizuar dhe janë nisur drejt zonës edhe forca të tjera mbështetëse, me qëllim përforcimin e operacionit dhe vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës.
Autoritetet bëjnë me dije se situata po monitorohet në vijimësi dhe pritet të ketë informacione të tjera mbi zhvillimet dhe masat e ndërmarra për shuarjen e plotë të zjarrit./ad
