Last Updated on 02/12/2025 by EL
Është prezantuar për herë të pare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit manuali doganor për pasagjerët.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se manuali është i aksesueshëm përmes QR code në pikat doganore ose online në faqen zyrtare të Doganës.
Sipas kreut të qeverisë, manuali është një udhërrëfyes i qartë dhe praktik për të gjithë qytetarët që hyjnë apo dalin nga Shqipëria.
“Manuali është i aksesueshëm përmes QR code në pikat doganore dhe online në faqen zyrtare të Doganës: Çfarë ofron manuali? Një informacion të strukturuar dhe të lehtë për t’u kuptuar mbi: mallrat e lejuara dhe të ndaluara, deklarimin e valutës dhe sendeve me vlerë, udhëtimin me kafshë shtëpiake, mbrojtjen e pasurive kulturore, barnat dhe medikamentet, rregullat për mjetet e transportit”, shkruan Rama./e.t
