Last Updated on 27/07/2025 by adminfjala
Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Laura Vorpsi ish-zëdhënëse e Partisë Demokratike ishte një nga figurat më të njohura të jetës publike gjatë viteve 2005–2013. Por pasi u largua nga politika dhe u angazhua me punë të tjera, Laura ndryshoi stilin e jetës tërësisht.

Larg fokusit të mediave, ajo vendosi që të shijonte mëmësinë dhe karrierën e saj. Por këtë verë, ka qenë paparaci ynë ai që e ka rikthyer në vëmendje me disa pamje të reja të publikuara nga pushimet e saj verore. E njohur për elegancën e saj të përhershme dhe tonin gjithnjë të matur, Laura këtë herë është fotografuar në Palasë, e shoqëruar nga fëmijët dhe dadon e tyre të huaj, në një atmosferë relaksi, por edhe plot klas.

E veshur me një fustan të zi të lirshëm, të kombinuar me syze dielli dhe kapele, ajo ka tërhequr vëmendjen për paraqitjen e saj të kuruar dhe fizikun perfekt, pavarësisht largimit prej kohësh nga jeta aktive politike. Pas largimit nga skena publike, Laura ka zgjedhur një profil më të tërhequr, duke iu përkushtuar familjes dhe karrierës jashtë vëmendjes mediatike.

Megjithatë, pamja e saj e fundit ka ngjallur interes dhe nostalgji për ata që e kujtojnë në konferencat e dikurshme për shtyp me ton të prerë dhe retorikë të mprehtë. Duke shijuar verën në një nga resortet bregdetare në jug të Shqipërisë, ajo duket se i ka dhënë prioritet harmonisë familjare dhe mirëqenies personale.

Ndërsa shumë ish-politikanë janë rikthyer në ekrane apo rrjete sociale me qëllim ndikimi, Laura Vorpsi duket se ka zgjedhur rrugën e heshtur dhe të ekuilibruar, atë të një nëne të përkushtuar dhe gruaje që di të mbajë veten gjithmonë në lartësinë që e karakterizon.

Pushimet këtë vit për të janë më shumë se relaks janë një dëshmi e një stili jete që flet me qetësi dhe hijeshi. Tashmë nënë e dy fëmijëve, ish-zëdhënësja bukuroshe e Partisë Demokratike gjithmonë e më tepër po preferon që daljet publike t’i ketë të rralla, e po ashtu rrjetet sociale për Vorpsin janë tejet private./e.t